Voice Over IP

Voice Over IP

Me VoIP mund të flisni me të afërmit tuaj anembanë botës. Ne ju mundësojmë shërbim efikas si dhe kualitet të përsosur bisede dhe çmime të lira.


Me shërbimim tonë të IP telefonisë mund t'i thirrni pa pagesë të gjithë ata që përdorin shërbimin e njejtë, por me një pagesë shumë të volitshme mund të thirrni këdo që ka numër telefonik – duke përfshirë ato lokale, në distancë, numra celularë, dhe numrat internacional. Në Amerikë dhe shtetet e Evropës Perëndimore (Angli, Austri, Francë, Gjermani, Holandë, Itali, Zvicër...) mund të thirrni për vetëm 5 cent në minutë. Nëse thirrjet tuaja janë të destinuara për në Kroaci, Slloveni, Turqi, Rusi, e deri në Australi e Zelandë të Re minuti do t'u kushtojë vetëm 7 cent.

Kartelat VoIP


Për të parë listën e plotë të çmimores kliko më poshtë

http://voip.kujtesa.com/voip_cmimet.html


Çka është VoIP ose IP Telefonia?


IP Telefonia po ashtu e njohur si VoIP (Voice over Internet Protocol), është teknologji që mundëson thirrjet telefonike duke shfrytëzuar lidhje me shpejtësi të lartë në Internet (broadband connection) në vend të linjës së zakonshme telefonike (p.sh. PTK).


Nëse kam IP telefoninë, kë mund ta thërras?


Përmes Kujtesa shërbimeve të IP telefonisë nuk jeni të kufizuar vetëm për thirrje me anëtarët e regjistruar në këtë shërbim, ose mund të thirrni çfarëdo numri telefonik kudo në botë. Thirrjet mund të jenë të destinuara në numra të thjeshtë lokal, telefona celularë, në numra me distancë të largët, apo numra internacional.


Cilat janë përparësitë e VoIP?


Për shkak se VoIP është shërbim i ofruar përmes internetit përparësia më e madhe është se mund të flisni në distancë me shpenzime minimale si dhe pa pagesë, me anëtarët që përdorin të njejtat shërbime të Kujtesës.


A duhet ta kem kompjuterin e ndezur?


Gjatë thirrjes telefonike nuk është e domosdoshme ta keni kompjuterin e ndezur mirëpo lidhja juaj me shpejtësi të lartë në Internet duhet të jetë aktive. Poashtu, ju mund ta përdorni kompjuterin tuaj derisa e shfrytëzoni telefonin.


Si mund ta di që kam VoIP thirrje?


Telefoni do t’ju cingërrojë sikurse çdo thirrje tjetër telefonike.


© Copyright 2006 kujtesa.com ballina webmail FAQ