Njoftim per avancimin e rrjetes ne zonen tuaj!

kujtesaDco

Kujtesa Net Avancon Rrjetin e Saj në GPON – Fiber Optik në Zonat: Podujeve, Kline, Kamenice dhe Istog.

Kompania Kujtesa Net, njofton abonuesit ne zonat Kamenice, Kline dhe Istog qe eshte ne 
përfundimin e fazës së parë të avancimit të rrjetit të saj në fiber optik. Ky investim i rëndësishëm
vjen si pjesë e strategjisë së kompanisë për të ofruar lidhje më të shpejta, më të qëndrueshme dhe me kapacitet më të lartë për klientët e saj në mbarë Kosovën.

Me teknologjinë e re të Fibrit Optik, banorët dhe bizneset në keto zona do të kenë akses në shërbime interneti me shpejtësi shumë më të larta se më parë, duke lehtësuar aktivitete si transmetimi i
videove me cilësi të lartë, lojërat online, dhe komunikimi pa ndërprerje.

Kjo është vetëm fillimi i një sërë investimesh të planifikuara për të përmirësuar përvojën e përdoruesve te Kujtesa Net. Jemi të përkushtuar të sjellim teknologjinë më të mirë dhe më të avancuar për klientët tanë në çdo zonë të Kosovës.

Kujtesa Net, e cila është lider në tregun e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor në Kosovë, synon të përfundojë projektin në zonat e mbetura gjatë muajve të ardhshëm, duke siguruar
që edhe më shumë qytetarë të përfitojnë nga avantazhet e kësaj teknologjie moderne.

Per te perfituar nga sherbimet tona exclusive per nga permbajtja dhe shpejtesia, na kontaktoni ne:

telesales@kujtesa.com

080040040

 

Ose vizitoni pikat tona shitese dhe distributoret e autorizuar